1837-Vdiq në Napoli, shkrimtari italian Xhakomo Leopardi, poeti më i madh lirik i romantizmit italian dhe një nga poetët më të rëndësishëm të Evropës i shekullit të 19 ( “Silvia”, “Dialogje dhe Ese” “Zibaldone” ditari “Mendimet”).

1928-Vdiq Emmeline Pankhurst, sufragjetja britaniek, themeluese e Bashkimit Social dhe Politik të Grave (1903). Ajo organizoi mitingje të shumta dhe demonstrata për të drejtën e grave për të votuar, prandaj ajo u burgos plot tetë herë.

1928-Lind politikani argjentinas dhe revolucionari “Che” Guevara. Si një luftëtar pa kompromis për drejtësinë, ai fitoi popullaritet të madh, veçanërisht tek të rinjtë. Ai mori pjesë në Revolucionin Kuban dhe ishte ministër në qeverinë e Kastros (1961-65). Në nëntor të vitit 1966 ai u bë një udhëheqës i gueriles në Bolivi, por në tetor vitin e ardhshëm ai u kap dhe u vra.

1936-Vdiq shkrimtari rus Maksim Gorki. Ai pati një rol të rëndësishëm në jetën politike dhe kulturore të Rusisë sovjetike dhe është konsideruar si themelues i realizmit socialist në letërsinë ruse ( “Makar Čudra”, “Nëna”, “Në fund”).j.j