1501 -Lundërtari portugez Pedro Cabral u kthye nga udhëtimi në zonën e Brazilit dhe e quajti Ilha da Vera Cruz. Vendbanimet e para në këtë zonë u themelua nga portugezët në 1521.

1785 – Ushtria turke e Shkodrës e drejtuar nga veziri Mahmud Pasha Bushatliu depërtoi në Cetinje dhe prishi për herë të tretë manastirin, i cili ishte ndërtuar në fund të shekullit të 15-të nga Ivan Crnojević. Manastiri u rinovua në 1786 nga Peshkopi Petar I Petrović Njegoš.

1945 – Komandanti i Përgjithshëm japonez Mitsuru Ushijima kreu vetëvrasje pas disfatës së trupave japoneze në ishullin e Okinaëa, ku ishte lideri i një prej betejave më të përgjakshme të Luftës së Dytë Botërore. Sipas të dhënave zyrtare, 234.183 ushtarë dhe civilë u vranë gjatë luftimeve në Okinawa.

1996 – Vdiq burri i shtetit grek dhe ekonomist Andreas Papandreu, i pari kryeministër socialist i Greqisë (1981-89 dhe 1993-96), themeluesi dhe udhëheqësi i Lëvizjes Socialiste Panhelenike (PASOK).j.j