323 p.e.s. – Vdiq në Babiloni Aleksandri III Maqedon (Aleksandri i Madh), një nga udhëheqësit më të mëdhenj ushtarakë në historinë botërore. Fitoret e tij legjendare kanë qenë prej shekujsh frymëzimi i artistëve dhe poetëve të shkëlqyer.
1811 – Lindi kritiku dhe filozofi letrar Visarion Grigorjeviç Bjelinski, themeluesi i estetikës realiste në kritikat letrare ruse. Ai formuloi bazën teorike të një drejtimi të ri në literaturën ruse të quajtur “Shkolla Natyrore”, dhe si një shembull theksoi veprën e Gogol (“Letër për Gogol”, “Fantazitë Letrare”).

1865 – Lindi poeti irlandez dhe dramaturgu William Butler Yeats që së bashku me Shaë dhe Joyce, përbën tre shkrimtarët më të mëdhenj irlandezë. Ai fitoi Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1923 (“Kënga e Oisinit”, “Era në Vault”,”Toka e çuditshme”). J.J