Të gjitha femrat duan të flokë të bukur, të shëndetshëm dhe voluminozë. Por edhe kur floku juaj nuk është në gjendjen e tij më të mirë të mundshme, mos u shqetësoni aspak për këtë. Jeni gjithmonë në kohë që të arrini rezultatet e dëshiruara me ndihmën e disa këshillave dhe produkteve. Për këtë arsye, sot do t’ju tregojmë disa mënyra sesi flokët tuaj të duken bukur, me volum dhe të shëndetshëm.

Filloni t’i krihni flokët vetëm atëherë kur ato të jenë të thara plotësisht.

Për të rritur volumin e flokut në mënyrë natyrale, përdorni një lidhëse të zakonshme floku, duke e kapur në disa pjesë.

Një tjetër mënyrë për të rritur volumin e flokëve është duke e krehur atë nga poshtë-lart dhe duke e kapur më pas.

Po ashtu, për të rritur volumin e flokut, pas dushit ju mund ta ndani atë në dy pjesë duke e hapur. Më pas lëshojeni dhe do të shihni sesa bukur dhe voluminozë do të duken flokët tuaj.

Spray dhe produktet e ndryshme të aplikuara tek rrënja e flokut janë po ashtu një zgjidhje e mirë. Vetëm sigurohuni që ato janë bimore dhe të duhurit.

Kapja e gërshetave është një mënyrë klasike dhe që e bën flokun tuaj më të shëndetshëm dhe voluminozë.

Nëse keni në mendje një model të caktuar, thajeni flokun pasi ta keni stiluar. Në këtë mënyrë do të duket edhe më bukur.

Dhe në fund;

Mos kini frikë të eksperimentoni./e.e