Me siguri shumë prej jush e mbajnë mend lojën ‘ Snake’ një nga lojrat më të famshme të telefonit Nokia dhe jo vetëm.

Me siguri sot ka një shumëllojshmëri lojrash sidomos edhe në telefonët më të fundit. Por loja e gjarprit mbetet unike në llojin e saj. Dhe për më tepër ka të reja për të gjithë ata që ende dashurojnë të formojnë gjarprin në telefon.

Një sfidë e vërtetë në fakt.Loja Snake nuk ndalet vetëm në telefon por tashmë është pjesë edhe e rrjetit social Facebook.Qetësohuni për të luajtur në versionin e ri të Snake nuk është e nevojshme të keni një telefon të gjeneratës së fundit, mjafton të keni një aparat me dy fotokamera dhe të instaluar rrjetin social Facebook.

Në momentin që keni akses në Facebook do të jetë e nevojshme të klikoni mbi ikonën e fotokameras dhe të zgjidhni filtrin ‘ Snake Mask’.

Dhe në këtë pikë fytyra juaj shndërrohet në gjarpër dhe ambjenti përreth i ngjason një fushë lojë. Mjafton të lëvizni me smartfonin për të parë se ku fshihen mollët.

Për më tepër me opsionin Facebook Live mund të ndani gjuetinë për mollët edhe me miqtë tuaj.

Pra opsioni ‘Snake’ në Facebook në realitet nuk është një lojë por një maskë dhe për ta aktivizuar thjesht përdorni Fotokameran e rrjetit social dhe të hapni menunë e filtrave ku do të gjeni edhe filtrin e ri të Nokias Snake Mask.