Të aplikosh nxirës artificial është një mënyrë për të mbajtur gjatë gjithë vitit një look veror. Por nuk është aq e thjeshtë sa mund të tingëllojë; një lëvizje e gabuar bën rrëmujë të madhe. Kur e aplikoni gabim, nxirësi e lë lëkurën tuaj me njolla, vija, dhe prish edhe rrobat tuaja.

Fatmirësisht ekspertët ndajnë disa këshilla për këdo që dëshiron taprovojë, apo të rregullojë gabimet.

Si ta përgatisni lëkurën për nxirje dhe pas saj

Anashkalimi i kësaj fazë është pikërisht gjëja që e lë lëkurën me njolla dhe rezultate të tjera të padëshiruara.

Eksfolioni dhe zbusni lëkurën çdo ditë për një javë që të hiqni qelizat e vdekura dhe të hidratoni lëkurën e re. nëse nuk keni eksfoliator, mund të përzjeni sheqer kaf me shampon e trupit.

Mos e përdorni nxirësin asnjëherë direkt pas eksfolimit. Lijini kohë lëkurës tuaj të mësohet. Prisni 24 orë pas scrub-it të fundit.

Bëni dush përpara nxirjes. Është e rëndësishme të largoni të gjitha mbetjet e lëkurës së vjetër përpara se të përdorni nxirësin. Çdo pengesë bën që nxirësiv të mos përthithet njësoj e të dalë me njolla.

Kur të laheni, ujin mbajeni sa më të freskët të jetë e mundur. Sigurohuni që edhe dhoma të jetë e ajrosur dhe e freskët. Edhe djersitja më e vogël nuk e lë nxirësin të marrë siç duhet.

Depilohuni të paktën 28 orë përpara nxirësit. Kjo i jep kohë poreve të mbyllen sërish, dhe nuk krijon pika njyrë kafe te to.

Rruhuni pas nxirësit. Rruajtja e sqetullave pas nxirësit i jep një finish më të pastër. Te këmbët mos e shtyni briskun fort aq sa prishë ngjyrën.

Si ta aplikoni

Jo me duar të zbathura! Përveçse gishtat dhe shputa e duarve nuk e bëjnë punën mirë, do të mbeten me njolla. Ju duhet një dorashkë sportive, ose e thënë ndryshe, pa gishta.

Lëkura e thatë përthith gjithnjë më shumë nxirës se lëkura e hidratuar. Përdorni një primer te brrylat, gjunjët, gishtërinjtë dhe kyçet për të krijuar barrierë.

Hidhni një sasi nxirësi te të dyja duart dhe përdorini njëkohësisht për rezulat të barabartë.

Aplikoni me lëvizje rrethore.

Filloni me kofshët e vazhdoni poshtë te këmbët. Më  pas barkun dhe shpinën fundore. Vazhdoni me gjoksin dhe te shpatullat. Nëse do aplikoni nxirës edhe në fytyrë filloni nga qafa e më pas shkoni lart.

Lërini gjynjët, bërrylat dhe kyçet në fund.

Për ta mbyllur, aplikoni pak krem hidratues te duart, këmbët dhe te vija e flokëve për ta zbulur.

Menjëherë pas nxirësit

Qëndroni lakuriq për 15-30 minuta derisa nxirësi të jetë tharë komplet.

Shmangni reçipetat, rripat dhe çdo rrobë tjetër që shtrëngon. Vishuni sa më lirshëm.

Mos i lani duar për 2-3 orë dhe prisni 6 orë për dushin. Sa më shumë të prisni aq më efektive nxirja.

Për të rregulluar çdo gabim, pasta e dhëmbëve zbardhuese ju ndihmon. Aplikojeni në lëkurë të thatë dhe fërkojeni. Vaji i bebeve dhe lëngu i limonit gjithashtu ndihmojnë. Lyejeni lëkurën me vaj dhe prisni 10 minuta për para eksfolimit. Ose fërkojeni lëkurën me pambuk të zhytur në lëng limoni./Opinion.al