Aktorët prej kohësh kanë nisur një protest për të penguar prishjen e Teatrit Kombëtar.

Por, në lojë tashmë ka hyrë edhe politika, pasi disa prej aktorëve dhe regjisorëve që protestojnë, në fakt kanë edhe përkatësi politike.

Siç është rasti i Kastriot Çipit, që është militant i PD-së.

Ai është fotografuar në një tavolinë me Edmond Budinën dhe Taulant Jupin, me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Me sa duket, kanë marrë udhëzimet e rastit për protestën e tyre.j.jFOTO-LAJM / Protesta për teatrin, artistët marrin udhëzimet e fundit nga Basha në kafe

Sindikata e Artistëve që ka marrë flamurin e protestës kundër ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar e dinjitoz për artdashësit e kryeqytetit, duket se i merr udhëzimet direkt nga kryetari i PD, Lulzim Basha.

Drejtuesit kryesorë të kësaj sindikate janë fotografuar sot pasdite duke konsumuar një kafe së bashku me Bashën, pak orë para protestës së radhës, ku me sa duket kanë biseduar për hapat e mëtejshme të saj.

Grupi drejtohet nga Kastriot Çipi, ish-drejtor i Teatrit Kombëtar të Komedisë në kohën e qeverisë Berisha, i cili është pjesëmarrës aktiv aktivizimet politike të PD. Bashkë me Çipin, në kafe me Bashën, shihen edhe dy anëtarë të tjerë të kryesisë së Sindikatës së Artistëve të Skenës dhe Teatrit, si Taulanta Jupi dhe Edmond Budina.

Me sa duket, strategjia e Bashës për të hapur disa vatra protestash njëkohësisht ka futur në kllapë edhe artistët që kundërshtojnë teatrin e ri.

Nuk është hera e parë që protesta e tyre të jetë denoncuar me prapavijë të pastër politike, pasi organizatorët e tyre I marrin orientimet direkt nga kreu i PD, Lulzim Basha./lexo.al