Një sipërmarrës nga Shqipëria, me aktivitet në Itali, është vënë në pranga pas shrytëzonte punëtorët e tij.

Auglent Lalollari, 34 vjeç u arrestua për shfrytëzimin e rreth 6 bashkatdhetarëve të tij, ndërsa i ati i tij po ndiqet në gjendje të lirë.

Nga hetimet, rezultoi se të punësuarit paguheshin pak, ishin pa kontratë, pa asnjë ditë pushimi dhe kushte të këqija higjienike.

Situata merr përmasa edhe më të rënda pasi në fermë ishte e punësuar edhe një grua shtatzënë, që punonte në serë në temperatura më shumë se 40 gradë.

Skuadra e policisë së Raguzës, gjatë operacionit, gjeti në një garazh një motor të vjedhur dhe sende të tjera të vjedhura.

Policia zbuloi gjithashtu një lidhje të paligjshme në rrjetin elektrik, i cili u hoq nga teknikët. Ai tashmë akuzohet edhe për vjedhje të energjisë elektrike.j.j