Zbardhet afera që ka të bëjë me votimin e deputetit Vangjal Tavo të LSI në favor të ligjit për Teatrin ndërkohë që ai nuk ishte në Kuvend.

Bëhet e ditur se pas gjithë kësaj qëndrojnë 2 deputetë të LSI, të cilët kanë votuar për Tavon në mungesë të tij.

Mësohet se kanë qenë deputetët Brahimllari dhe Panariti që kanë ndërruar kartat.

Nga pamjet filmike që ka në dispozicion sekretariati i Kuvendit, të cilat pritet të bëhen publike shumë shpejt, shihet se kanë qenë pikërisht dy deputetët e LSI që janë përpjekur për të kompromentuar votimin.

Është pikërisht ky votim i falsifikuar nga vetë LSI që u shfrytëzua si pretekst për bojkotin e PD- LSI për ligjin e Magjistraturës, si dhe për kërkesën e opozitës për të shpallur të pavlefshëm votimin për teatrin.

Tashmë LSI është kapur në flagrancë. 

Nisur nga faktet sekretariati ka vendosur se votimi eshte i vlefshem dhe se rezultati i tij nuk ndryshon.