I ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Show”, Ermal Meta ka treguar detajet nga festivali i Sanremos, dhe spekulimi se kënga e tij dhe e Fabrizios ishte plagjiaturë.

I pyetur nga Alban Dudushi, Ermal Meta është shprehur se ky lajm ka qenë plotësisht i sajuar.

 

 

“Atë skandalin e plagjiaturës e sajuam vetë. Po ta them unë, e sajuan ata. Sepse ata e dinin për këtë këngën se ne e kishim shkruajtur më parë, sepse ne ia treguam se nuk kishim pse ta fshihnim. Dhe kur e treguam ai gazetari gjasme nuk e kuptoi dhe nuk doli ai lajmi në atë artikullin por doli pas Sanremos natën e dytë. Kjo ndodhi sepse ne ishim të favorizuarit, dhe në atë moment ishte lajm shumë i fortë, por unë pastaj kontrollova disa gjëra, dhe në 2012 një djalë bëri të njëjtën gjë, hyrë në semifinalist, por nuk kaloi. Pas dy vitesh një vajzë u fut në Sanremo me të gjithë këngën plagjiaturë, dhe nuk u bë asgjë. Por në një festival pa asnjë lajm, ky ishte super lajm. Por më pas na kërkuan falje. Gjatë kësaj kohe kam ndenjur dy ditë e gjysme me pizhama pa dalë fare nga dhoma, nga inati. Më erdhi inat sepse ishte padrejtësi”, u shpreh Ermali./e.e