Merkato e futbollit po afron në ditët e fundit të saj dhe skuadrat kanë nisur të zbulojnë lëvizjet e tyre. Skuadra e “Kastriotit” ka njoftuar se ka arritur akordin me një tjetër futbollist, që do të vihet në dispozicion të trajnerit Plori, për të përballuar sezonin në Kategorinë Superiore. Krutanët kanë nënshkruar me Juljan Shehun, 20-vjeçar, për të cilin klubi njofton se në sezonin e fundit ka luajtur me skuadrën e “Paniliakos Pirgos” në Greqi.

Shehu luan si mesfushor qendre, ndërsa me krutanët ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare dhe pritet të debutojë në Kategorinë Superiore. Veç Shehut, skuadra e Skënderbeut ka siguruar shërbimin edhe të mesfushorit me tipare sulmuese, Patrik Bardhi, i cili është aktivizuar më herët me skuadrën e Tiranës. Edhe 20-vjeçari ka nënshkruar për 3 sezone me Kastriotin.