“Smile Albania”, nisi sot edhe në Berat, ku të rinjtë e të rejat do të promovojnë vlerat dhe historinë e qytetit të një mbi një dritareve.

Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura në qarkun e Beratit, Fatos Nako, tha se “projekti me të rinj e të reja nga qyteti i Beratit do të promovojnë vlerat e zonave të mbrojtura dhe qendrave historike në Berat, në zonat kulturore dhe natyrore të tij”.

Sipas tij, këta të rinj do të informojnë turistët për këto zona dhe do të japin ndihmesën e tyre për udhëtimin e vizitorëve.

Berati është një qytet me vlera të larta kulturore që i ruan me fanatizëm ato dhe vizitorët e huaj e vendas janë të përditshëm.

Por, zona e Beratit ka dhe një natyrë tepër turistike që nis me Kanionet e Osumit dhe vazhdon me peizazhet mahnitëse të Malit të Madh.

Tani në stinën e verës vizitorët janë të shumtë sidomos të apasionuarit pas sporteve ujore.

“Edhe turistët që pëlqejnë ecjet malore në natyrën mbresëlënëse janë të përditshëm dhe sa vijnë e shtohen me ngrohjen e motit”, thonë administratorët e këtij Parku Kombëtar.

Do të jenë këta të rinj të seleksionuar nga konkursi “ Smile Albania” që do t’i udhëheqin dhe flasin për natyrën dhe trashëgiminë kulturore të vendit tonë.