SONDAZHI/ Kush i fiton zgjedhjet? 58.7% e qytetarëve duan PS! PD 21% dhe LSI e papërfillshme

0

Rreth 58.7% e qytetarëve mendojnë dhe duan që zgjedhjet e 25 Qershorit do t’i fitojë Partia Socialiste.

Të dhënat janë nga sondazhi i kryer nga Instituti italian “Piepoli” pak ditë përpara zgjedhjeve, ku janë pyetur rreth 1000 qytetarë.

Sipas këtij sondazhi, më shumë se gjysma e qytetarëve të Shqipërisë mendojnë se PS do të dalë fitimtare nga zgjedhjet.

Në vend të dytë dhe shumë larg PS renditet PD me rreth 21.8% e qytetarëve që mendojnë se zgjedhjet do t’i fitojnë demokratët.

Ndërkohë që LSI është shumë larg vendit të parë dhe forcës së parë me vetëm 5.6% e qytetarëve që mendojnë se zgjedhjet do t’i fitojë kjo forcë politike.

Një prej pyetjeve ku u përqendrua sondazhi ishte edhe pjesëmarrja në votime. 55.2 % e qytetarëve të intervistuar janë përgjigjur se do të merrnin pjesë në votime.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU