Pelegrinazhi i 13 të martave kulmon sonte në Kishën e Shna Ndout në Laç. Mijëra pelegrinë, nga vende e besime të ndryshme pritet që të jenë pranë kishës që e cilësojnë të shenjtë, ndërsa do të luten për mrekullitë që kërkojnë.

Pelegrinët vijnë thuajse nga i gjithë vendi dhe pa dallime fetare, të krishterë apo myslimanë. Njerëzit luten që të shërohen nga sëmundjet e ndryshme dhe familjet e tyre të kenë mbarësi. Ata do të kalojnë natën në tokën e mrekullive të mëdha.

Disa nga qytetarët shprehen nga Kisha e Shna Ndout në Laç se luten në këtë vend të shenjtë, pasi kanë shumë besim.

Policia ka marrë masa për mbarëvajtjen e pelegrinazhit. Policia e Lezhës njofton se nuk do të lejojë sot dhe nesër lëvizjen dhe parkimin e mjeteve në disa rrugë për shkak të pelegrinazhit.