Në intervistën e dhënë për “Zërin e Amerikës” kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pranoi më në fund kontratat me kompanitë lobuese gjatë fushatës së vitit 2017.

I pyetur nga gazetari disa herë për këtë çështje, pasi hezitonte të përgjigjej, Basha nuk e ka mohuar shumën prej 500 mijë dollarësh që firma Muzin ka deklaruar se është paguar nga PD për lobim në Amerikë, për më tepër një kompanie ruse.

Ndërkohë që për mediat vendase Basha, pavarësisht gjendjes para një fakti të kryer, Basha gjithmonë e ka mohuar një gjë të tillë duke injoruar skandalin e zbuluar nga prestigjozja “Mother Jones”.

Mbi këtë kontradiksion të Bashës ka reaguar kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, që ka qenë edhe i pari që i ka kërkuar sqarime bashës për skandalin që përfshiu PD-në me paratë e lobimit.

Në llogarinë e tij në Facebook Balla shkruan ndër të tjera se: “Sot “Zëri i Amerikës” e çmontoi publikisht gënjeshtarin Lulzim Basha për gënjeshtrat e lobingut me paratë ruse për PD dhe për shpifjet e kamufluara qëllimisht për eurot e kapura të miqve të vetë Lulit.
Përgjigje të ndryshme për të njejtën pyetje.”

Statusi i plotë:

Abraham Linkoln thoshte: “Askush nuk ka memorje të mjaftueshme për të qenë një gënjeshtar i suksesshëm”.

Sot “Zëri i Amerikës” e çmontoi publikisht gënjeshtarin Lulzim Basha për gënjeshtrat e lobingut me paratë ruse për PD dhe për shpifjet e kamufluara qëllimisht për eurot e kapura të miqve të vetë Lulit. 

Përgjigje të ndryshme për të njejtën pyetje. /G.Gj/Lexo.al/