TAP ka bërë sot publike disa shifra kryesore që lidhen me kapacitetin e Stacionit të Kompresorit, teknologjinë, funksionimin e Stacionit të Kompresorit, materialet e përdorura etj. Sipërfaqja e Stacionit të Kompresorit në Fier: është 162,970 m2,, afërsisht sa 25 fusha futbolli.

Sa i përket sigurisë, deri në fund të Prillit 2018, ekipet e punës për ndërtimin e Stacionit (JV Renco-Terna, si dhe nënkontraktorët shqiptarë) treguan një performancë të shkëlqyer përsa i përket sigurisë ku: Totali i orëve të punës = 1,032,883; Rastet totale të ndihmës së parë (FAC) = 3 (dy pickime bletësh/ 1 gërvishtje në parakrah); Totali i Lëndimeve të Regjistruara (LTI, MTPT, KRU) = 0

Lidhur me kapacitetin e stacionit të kompresorit pas përfundimit, për fazën fillestare (2020), kapaciteti i sistemit do të furnizojë rreth 10 bcm/v (miliardë metra kub në vit) gaz natyror, i barabartë me konsumin e energjisë të afërsisht shtatë milionë familjeve në Evropë. Kapaciteti i gazsjellësit mund të dyfishohet deri në 20 bcm/v (zgjerim në të ardhmen) duke shfrytëzuar të njëjtin tubacion por duke shtuar kapacitet kompresuese.

Teknologjia

Elementët më të ndërlikuara, nga ana teknike, e Stacionit të Kompresorit janë tre kompresorët dhe turbinat e gazit (“zemra” e stacionit) që janë prodhuar nga SIEMENS.
Kompresorët janë centrifugalë, të aftë ta ngjeshin gazin deri në 145 bar, nga një presion hyrës prej 59 bar.
Çdo kompresor vihet në punë nga një turbinë me gaz 11.3 Më e cila përdor si karburant gazin natyror që vjen nga tubacioni.

Funksionimi i Stacionit të Kompresorit

Kapaciteti i përgjithshëm i tubacionit është i ndryshueshëm, me stacionet që operojnë me zero, një ose dy kompresorë, në varësi të kërkesës për gaz. Stacionet kontrollohen në vend ose në distancë, nga dhoma e ardhshme e kontrollit në Itali.
Të gjitha komunikimet e sistemit të kontrollit sigurohen nëpërmjet kabllove me fibra optike të vendosur përgjatë gjatësisë së tubacionit.

Materialet e përdorura

Punime mbi tokë – 320,000 m3 (rreth 17,800 kamionë)
Kolona guri – 4,687 kolona (57,000 m3)
Beton – 11,300 m3 (afërsisht 1,300 kamionë)
Tubacione – 2,115,000 kg
Kabllo elektrike – 140 km (nga Tirana në Vlorë)
Kabllo instrumentesh – 190 km (nga Tirana në Shkodër, vajtje-ardhje)

Ecuria e përgjithshme e ndërtimit të Stacionit të Kompresorit në Fier deri tani ka shkluar në shifrat 31%. Sa i përket kalendarit të punimeve (datat kryesore) të Stacionit të Kompresorit janë: Fillimi i ndërtimit: 08 Mars 2017; Përfundimi i ndërtimit: Mars 2019; Gati për Operim: tre-mujori i katërt i 2019; Gati për Fillimin e Operimit Tregtar: 2020.

Punësimi në Stacionin e Kompresorit (ndërtimi dhe menaxhimi i kantierit)

Aktualisht janë rreth 210 punëtorë, ndërsa pritet të arrijë në më shumë se 250 punëtorë nga Korriku 2018 deri në vitin 2019. 70% e fuqisë punëtore janë vendas.
Për më tepër, aktivitetet jashtë kantierit por brenda Shqipërisë, si për shembull prodhimi i tubave dhe pajisjeve të çelikut, krijoi më shumë se 100 vende pune në kompani shqiptare në Fier, Tiranë, Elbasan dhe Korçë.Nënkontraktorë shqiptarë: Vagalat, Gjoka, Heko, Elmazaj, APM, Albaelettrica dhe Renco.