Kur zemra juaj rreh shpejt dhe pëllëmbët e duarve ju djersiten sepse ju jeni gati të flisni në publik, ju mund të ndjeni se aftësia juaj për të menduar në mënyrë të qartë është prekur.

Megjithatë, hulumtimet e reja sugjerojnë se e kundërta mund të jetë e vërtetë; truri juaj mund të përmirësohet në përpunimin e informacionit të ri, të paktën kur ky informacion është “një lajm i keq”.

Stresi ndonjëherë mund të jetë një gjë e mirë, sugjeron një studim të ri, transmeton Indeksonline.

Ju mund të mos jeni të vetëdijshëm për këtë, por kur ndiheni të relaksuar, ju jeni të prirur të përqafoni informata pozitive mbi informacionin negativ.

Ky fenomen ndodh për shkak të “paragjykimit të optimizmit”, një paragjykim njohës ku truri ynë ka shumë më shumë gjasa të inkorporojë informacion pozitiv.