Babai i Stresit nuk është i panjohur për publikun pasi vetëm pak kohë më parë ai ishte pjesë e protestës së Kombit dhe shpeshherë ka qenë pjesëmarrës në protestat e opozitës. Sali Lushaj feston sot ditëlindjen dhe Stresi i ka bërë një dedikim emocionues në Instagram ku e krahason babain me librat e shenjtë dhe ku shkruan se ka qenë baba ideal për të.

“Gëzuar ditëlindjen i shtrenjt baba, me mirenjohje te thelle me dalin keto fjale nga shpirti. Je si nje idhull per mua, je heroi im, je shembulli me i mire ne rrugen qe une ndjek. Je shoku me i denje qe kam, je mirkuptuesi me i mire per mua. Ne cdo cast te veshtire qe kam kaluar gjithmone ke qene si nje busull drejtuese per mua. Je kritiku qe me ka frenuar qe pa hedhur hapin e gabuar, je keshilluesi me i sakte e qe me bere te mos gaboj kurre ne jete. Je BIBEL, je KURAN, cdo fjale e jotja tingellon si fjalet e te madhit ZOT. Te dua shume shume sepse kam gjakun tend, sepse jam djali jot qe nuk te zhgenjeu kurre. Gjithmone do ndjehem krenar per ty. Ke qene babai ideal per mua. I tille do mbetesh deri ne fund … edhe ne kujtimet e mia. U bofsh edhe 100 vjec bab”, shkruan Stresi.