Brenda vitit 2050, një pjesë e madhe e popullsisë së botës mund të preket nga miopia. Mjekët parashikojnë që rreth një miliard persona do të vuajnë nga forma më e rëndë e sëmundjes.

Shkaktari kryesor i përhapjes masive të kësaj sëmundjeje është ndryshimi i stilit të jetës, koha e gjatë e kaluar brenda (nën ndriçim artificial) si dhe përdorimi i tepruar i pajisjeve elektronike.

Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga instituti australian “Brien Holden Vision”. Studiuesit kanë analizuar të dhënat e 145 studimeve të mëparshme, në të cilat ishin përfshirë në total 2.1 milionë njerëz.j.j