Këtë vit kanë aplikuar 30% më shumë në skemën e subvencioneve në bujqësi se në vitet e shkuara, teksa do përfitojnë 90% më shumë fermerë nga kjo skemë.

Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur interesit të një qytetari për subvencionet e fermerëve, u shpreh se: “Këtë vit ka pasur 30% më shumë aplikime se vitin e shkuar për subvencion, dhe 90% më shumë do jenë fitues, duke e krahasuar me vitet e shkuara. Skema jonë e aplikimit është 100 herë më fleksibël se ajo e BE-së. Ne kemi 20 e ca milionë nga shteti, nga buxheti i shtetit, që janë në dispozicion 100 herë më kollaj se 92 milionët që kemi nga BE-ja me kushte super strikte. Pyetja është se ne do plotësojmë kushtet apo do themi pse janë kushtet. Nëse ne duam t’i marrim ato para duhet të plotësojmë kushtet. Pa kushte fare s’ka. Ato që kemi vënë ne janë minimale. Kushtet për fondin e BE-së janë 100 herë më të vështira. Si do ja bëjmë, ta bëjmë BE-në pjesë të Shqipërisë apo ne të bëhemi pjesë e BE-së. Ata i vënë kushtet, jo ne…”, tha Rama.j.j