Kritikat e formuluara nga presidenti amerikan, Donald Trump në drejtim të projektit të gasjellësit ‘’Nord Stream 2’’ mes Rusisë dhe Gjermanisë përbëjnë një formë të ‘’konkurrencës së pandershme’’, denoncoi sot Kremlini.

‘’Ne i konsiderojmë këto sulme si konkurrencë e pandershme.

Kjo është një përpjekje për të detyruar konsumatorët europianë të blejnë GNL më të shtrenjtë, që mund t’u ofrohet atyre nga vende të tjera’’, deklaroi për median zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

Më herët presidenti amerikan përmes një satusi në Twitter sulmuoi Gjermaninë për linjën e furnizimit me gaz Nord Stream 2.

“Për më tepër, Gjermania sapo ka filluar t’i paguajë Rusisë, vendit prej të cilit dëshiron të mbrohet, miliarda dollarë për gazin që i vjen nga një tubacion i ri nga Rusia.

Është e papranueshme!”, ka shkruar Trump.