Taksapaguesit brenda territorit të Bashkisë Tiranë së shpejti do të kenë një sërë lehtësirash në shërbim. Bizneset, pronarët e truallit, tokës bujqësore apo edhe çdo person tjetër që zotëron një pronë të specifikuar si njësi shërbimi, do të përfitojë nga shërbimi i informatizuar që do të ofrojë Drejtoria e Përgjitshme e Taksave dhe Tarifave Vendore.
DPTTV pervec terheqjes se fatures per arketim ne faqen e saj zyrtare (dpttv.gov.al) dhe prane sporteleve te sherbimit ka arritur të implementojë me sukses tërheqjen e faturës «njoftim detyrimin», përmes platofrmes qeveritare e-albania kur cdo perdorues i profilit biznes ka mundesine qe te shkarkoje njoftim detyrimi dhe te bej pagesen e njoftim detyrimit.

Gjithashtu eshte ne proces finalizimi dhe sherbimi i vertetimit te likuidimit ne portalin qeveritar e-albania , ku bizneset mund te paisen direkt me vertetim qe kane shklyer taksat dhe tarifat vendore ne kohe reale dhe pa shpenzuar kohe per tu paraqitur prane DPTTV-se.
Gjithashtu, mundësia për të paguar është zgjeruar. Sot, çdo subjekt që paguan taksa dhe tarifave vendore, mund të paguajë detyrimin që i takon, përveç bankës së nivelit të dytë dhe pranë Postës Shqiptarë edhe terminale si dhe institucione të tjera financiare ( jo banke) .

Në lidhje me ndryshimet e kryera deri tani si dhe me shërbimet inovative që pritet të futen së shpejti, Drejtori i IT në D.P.T.T.V, Petrit Idrizi shpjegon si u zhvillua sistemi i taksave ndër vite.
“Nëse rikthehemi vetëm pak vite prapa në kohë, taksapaguesit mbajnë mend vështirësitë që kishin për të tërhequr dhe paguar detyrimet. Mund të themi se sot jemi në një tjetër nivel. Çdo taksapagues ka mundësi të tërheqë detyrimet online, në një kohë shumë të shkurtër dhe të kryejë pagesën në çdo bankë të nivelit të dytë, pranë Postës Shqiptarë si dhe në çdo institucion tjetër financiar ( jo banke).

Shërbimi i asistencës, sot ofrohet edhe përmes e-mailit zyrtar të D.P.T.T.V, ku çdo kërkesë/ankesë trajtohet në mënyrë serioze dhe profesionale.

Persosmeria e sistemit te taksave ne perllogaritjen e detyrimeve te subjekteve ka bere qe numri i ankesave per sa i perket detyrimit ka shkuar drejt zeros.

Por, më e rëndësishmja është se përmirësimi i sistemit teknologjik ka sjellë rritje në mbledhjen e të ardhurave, që përkthehet në më shumë mundësi invesitimi nga Bashkia Tiranë”, theksoi ai.

Sipas tij, informatizimi në shërbimin ndaj taksapaguesve të Tiranës ka ende vend për përmirësim dhe për këtë Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore ka në planin e saj strategjik ( 2019-2024) që çdo subjekt të ketë të mundur të marrë çdo shërbim që ofron institucioni përmes teknologjisë pa u paraqitur prane institucionit.

Gjithashtu ne kete plan strategjik eshte parashikuar digjitalizimi i plote i dokumentacionit ( arkiva dixhitale) dhe mbajtja ne kontakt e subjekteve taksapagues nepermjet një aplikacioni mobile ku do të kenë mundësi të kryejnë çdo veprim, kërkesa, ankesa, të shikojnë online detyrimet që i takojnë, afatet si dhe të paguajnë direkt nga aplikacioni u shpreh Idrizi.