Alen Haliloviç është blerja më e re e skuadrës së Milanit në merkaton e verës, duke kërkuar të përforcojë grupin e futbollistëve për sezonin e ardhshëm. Më parë mesfushori kroat konsiderohej si një nga talentet më të mëdhenj në futbollin europian, por karriera e tij nuk shkoi sipas parashikimeve.

Pas disa sezonesh te Barcelona, Haliloviç kërkon rikthimin në qendër të vëmendjes në Europë, por këtë herë me fanellën kuqezi.

“Jam shumë i lumtur që gjendem te Milani. Ky është një klub legjendar dhe për mua është një hap i madh. Besoj se do të mësoj shumë nga shokët e skuadrës dhe Gatuzo. Në fushën e lojës ai kërkon më të mirën dhe maksimumin nga të gjithë.

Impresioni im i parë ishte fantastik. Kur isha pjesë e Barcelonës, isha vetëm 18 vjeç dhe nuk mu dhanë shumë shane për të luajtur. Jam rritur më pas mes Gijonit dhe Las Palmasit, ndërsa tani jam gati për Milanin”, ka thënë mesfushori kroat.