Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe gruaja e tij Anita kanë vizituar pas disa problemeve me shëndetin dhe shtrimit në spital ikonën e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha. Me anë të një postimi në Instagram, Haradinaj shprehet se disa njerëz si ikona e këngës shqipe i japin shkëlqim çdo gjëje dhe jetën e bëjnë më të bukur.

Bylbyli i muzikës shqiptare ishte gjithmonë shembull i forcës njerëzore përballë sfidave dhe ajo do t’ia dalë edhe kësaj herë, me sukses. E paçim dhe gjatë me shëndet!

Ramush Haradinaj, kryeministri i Kosovës

Sipas zyrës së informimit në Qendrës së Klinikës Universitare të Kosovës, këngëtarja kishte kërkuar me urgjencë ndihmën mjekësore si pasojë të lëndimeve që ka marrë në shtëpinë e saj.