Të rinjtë protestojnë sot para Ambasadës Franceze: Drejtësi për Haradinaj!

0

Një grup organizatash rinore do të zhvillojnë nesër një protestë për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Protesta do të zhvillohet në orën 12:00 para ambasadës Franceze në Tiranë.

Në njoftimin për media të shpërndarë nga organizatorët thuhet se mbajtja e Haradinajt në burg në bazë të një fletë-arresti Serb të vitit 2004 është fyerje. “Ditën e Mërkurë, datë 11 Janar 2017, ora 12:00 tek Ambasada Franceze (blloku i ambasadave) të gjitha forumet politike rinore dhe organizatat rinore të shoqërisë civile do të mblidhen për të protestuar në mënyrë paqësore në mbështetje dhe për lirimin e Z. Ramush Haradinaj. Ne besojmë se mbajtja e Z. Haradinaj në paraburgim në Francë, për shkak të një fletarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004 është e papranueshme dhe një fyerje për çdo shqiptar”,- thuhet në njoftimin e shoqatave rinore.

Organizatorët e protestës thonë se është detyrimi i çdo shqiptari  që të reagojë ndaj arrestimit të ish-kryeministrit dhe luftëtarit të UCCK-së, Ramush Haradinaj. “Ne besojmë po ashtu se është detyrimi ynë që të reagojmë ndaj kësaj padrejtësie që nuk prek një individ, por çdo shqiptar, në Kosovë, Shqipëri, në diasporë. Prandaj ju ftojmë të na bashkoheni edhe ju për të ngritur zërin deri në lirimin e Z. Ramush Haradinaj”,- thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat. Protesta për lirimin e Haradinajt ka pasur në disa kryeqytete të botë. Protestat janë zhvilluar nga emigrantët shqiptarë në Londër, SHBA dhe në Francë. Ndërkohë, po sot në qytetin e Tropojës qindra banorë zhvillua një tubim në mbështetje të Ramush Haradinajt.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU