Të shtëna me armë në një spital në Valhalla të New Yorkut. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë

Sipas mediave lokale të shtënat u dëgjuan në katin e katërt të spitalit. Policia ka mbërritur në vendngjarje, por nuk ka të dhëna për persona të lënduar. Po ashtu, nuk dihet edhe se çfarë ka ndodhur me saktësi dhe nëse personi që ka qëlluar me armë është ndaluar.

Sipas mediave vendase, të shtënat kanë ndodhur në katin e katër të spitalit. Policia është në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën.

Journal News raporton se ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një vrasje apo vetëvrasje. Spitali ndërkohë është evakuuar, dhe u morën të gjitha masat për largimin e të pranishmëve.

”Ndonjëherë familjarët e pacientëve nxehen”,- tha një punonjës i spitalit