Rreth orës 13:10, në zonën e Astirit në Unazë të Re, ka patur një të shtënë në ajër me armë zjarri.

Nga verifikimet e deritanishme nuk ka njerëz të lënduar.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.