Ka një kufi deri kur një hobi mund të quhet normal. Organizata Botërore e Shëndetit, po mendon ta shtojë varësinë ndaj lojërave në listën e çrregullimeve mendore. Ata mendojnë që sjellja ndaj lojërave mund të kalojë në çrregullim nëse ka këto karakteristika: –

nëse një person humb kontrollin për shkak të lojës.

-nëse nis t’i japë prioritet lojës përpara interesave dhe aktiviteteve të tjera dhe

– nëse vazhdon të luajë pavarësisht pasojave të dukshme negative.

Përgjigjet pohuese në secilin prej rasteve, do ta shtonin dëshirën e tepruar për lojërat në telefon dhe kompjuter, në listën e sjelljeve të tjera problematike si kumari, përdorimi i alkolit, marijuanës etj./e.e