Të shtunën në Korcë u zhvillua festa tradicionale e Karnavaleve të Korcës. Me anë të kësaj feste u cel edhe zyrtarisht sezoni turistik veror në qytetin e festave të mëdha.

Karnavalet e Korcës, historia dhe fama e të cilave është e njohur jo vetëm në nivel kombëtar por edhe ndërkombetar, këtë vit ishin më të vecanta se cdo vit tjetër.

Fantazia e personazheve, ngjyrave dhe kostumeve ka kaluar cdo lloj imagjinate për të dhuruar një spektakël të vërtetë.

Telekom Albania ofroi mbështetjen e saj për këtë aktivitet domethënës dhe argëtues jo vetëm për korcarët por për të gjithë shqiptarët.