Drejtoria Rajonale e AKU Gjirokastёr nё bashkёpunim me Drejtorine e Policise sё Qarkut Gjirokaster, Sektori i Krimit Ekonomik dhe forcat policore Shqiponjat, nё vendin e quajtur “Uji i Ftohte”, Tepelenё, kanё kryer njё operacion tё pёrbashkёt pёr goditjen e aktivitetit tё paligjshёm tё tregetimit te produktit “Mjaltë” nga tregtare ambulante.

Janë sekuestruar rreth 80 kg mjaltë i pakontrolluar dhe pa certifikatë origjine.

Forcat policore kanë hasur kundërshti nga ana e tregtarëve dhe për këtë arsye janë shoqëruar 2 prej tyre drejt komisariatit.

Mjalti ishte i pakontrolluar, pa certifikate origjine, pa raport analiza dhe pa etiketa.Tregtohej nё në ambiente të hapura, në kushte të papërshtatëshme higjenike, të ekspozuara ndaj rrezeve tё diellit, ndotjeve dhe kushteve atmosferike.