Rebelim i pamase, denim me vdekje kerkojne komentuesit ne rrjetet sociale per autorin e masakres me 8 te vrare ne Selenice te Vlores. Pas lajmit se policia e ka arrestuar 24 vjecarin, Ritvan Zykaj, qe shoi dy familje, te 8 kusherinj te tij, kane vershuar komentet ne faqen e policise, po ashtu si edhe ne profilin e vet autorit, qe mengjesin e sotem rezulton te jete i mbyllur.

“Si futnit dot i koqe plumi, ta mbajm edhe me buke edhe me doktor.. dmth nja 50 euro dita edhe per ket”- shkruajne komentuesit te faqja e policise.

Dikush kerkon referendum per kthimin e denimit me vdekje e dikush tjeter shprehet: “Lidheni prapa makines dhe hiqeni zvarr deri ne tirane”.