Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranë dhe në disa zona të vendit këtë të mërkurë.

Ngjarja ka sjellë panik dhe frikë në kryeqytet. Shumë qytetarë kanë dalë në rrugë.

Por, momente paniku kanë kaluar edhe deputetët.

Teksa në Kryesinë e Kuvendit po zhvilloheshin mbledhjet e disa komisioneve, deputetët kanë ndërprerë seancat dhe kanë dalë jashtë.