Thellohet skandali/ Kandidati i LSI pranon se i dha zarf me para të dhunuarit Gjovalin Gjini: Quajeni si nderim të filxhanit të kafesë

1

Kandidati i LSI-së për deputet në Lezhë Viktor Tushaj, ka reaguar pas publikimit të video-skandalit ku shfaqej duke i futur në xhep një zarf, militanti që deklaroi se u dhunua nga përkrahës të PS-së.

Tushaj thotë se zarfi është një zakon që ka, dhe mund ta konsiderojë si “nderimi i filxhanit të kafesë”.

Policia e Shtetit tha se sulmi në Lezhë nuk ka qenë i motivuar politikisht edhe pse zyrtarë të LSI-së nxituan të gjejnë fajtorët.

“Pretendimet e personit të goditur po vazhdojnë të hetohen. Por mbetet fakti që në deponimin e tij ai ka folur për persona të panjohur dhe nuk ka raportuar asgjë konkrete që të ngrihet dyshimi i arsyeshëm se incidenti është i motivuar politikisht,” tha policia. 

REAGIMI I PLOTË I VIKTOR TUSHAJT

Zakoni i malsorit, zadrimorit, mirditorit dhe i gjithë shqiptarëve është që në raste tilla filxhani i kafes nderohet.

Unë së bashku me miqte e Gjovalinit tërë jetën tone e kemi respektuar dhe do ta respektojme këtë traditë të bukur. Nëse dikush i ka harruar këto vlera është turpi i tyre.

Respekte për këtë familje të nderuar dhe për të gjithë ata që i nderojnë këto vlera!

1 KOMENT

  1. o viktor e ke gabim…ne i njohim traditat e malsori…por kjo bije era bajge…e keni rahur vete ate kryeplakun pa dijenin e tij dhe i shkoni per vizit …per te bere buje,nuk fitohen votat ne kete menyre…

PËRGJIGJU