Kapiteni i përfaqësueses braziliane dhe shefi i prapavijës Thiago Silva e quan të kaluar dhe të harruar humbjen e turpshme 7-1 në gjysmëfinalen e Kupës së Botës katër vite më parë ndaj Gjermanisë.

“2014-a nuk luan asnjë rol në mendjen tonë,” shprehet mbrojtësi i PSG për Sport Bild. “Skuadra aktuale nën urdhrat e trajnerit Tite është shumë e fortë mendërisht.

“Fitorja 1-0 ndaj Gjermanisë në mars ishte shumë e mirë për vetëbesimin tonë, vijon 33-vjeçari.

“Kemi kualitetet për t’u shpallur kampionë dhe për të shkruar historinë,” shprehet lojtari i pesë herë kampionëve që do të nisin turneun ditën e diel në Rostow ndaj Zvicrës.

Megjithëse ka bërë një pauzë të gjatë, Silva mendon se Neymar do të jetë në formë të mirë: “Talenti i tij është një dhuratë nga Zoti dhe nuk mund të humbasë nga një dëmtim.”