Tiranë, aksidentohet për vdekje e mitura, shoqërohet drejtuesi i mjetit

0

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar këtë të hënë rreth orës 12:30 në Tiranë, ku për pasojë ka humbur jetën një 5-vjeçar.

Në rrugën dytësore në Marikaj, automjeti tip “Ford” me targë DR 1104 F, me drejtues Nazmi Allaraj ka aksidentuar 5-vjeçarin me iniciale O. K. i cili gjeti vdekjen në spital.

Pasi përplasi vogëlushin automjeti ka dalë jashtë rruge dhe ka rënë një një kanal.

Fëmija është transportuar menjëherë për në spital nga një mjet i rastit por ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes që ka marrë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shërbimet e policisë rrugore kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU