Arrestohen në flagrancë tre persona, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojit Kokainë. Ditën e djeshme policia e Tiranës bëri të mundur arrestimin e:

– Gersi Çeça, 28 vjeç, banues në Tiranë

– Renaldo Dalipi, 25 vjeç, banues në Tiranë

– Albian Avdo, 27 vjeç, banues në Tiranë

Për personat e lartpërmendur mësohet se disponohej informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojit Kokainë në zona të ndryshme të Tiranës, dhe për të shmangur kontrollet e Policisë shpërndarjen e lëndës narkotike e kryenin me motorrin e picerisë ku punonin.

Ndërsa 25-vjeçari Renaldo Dalipi, është konstatuar duke lëvizur në rrugën “Gani Domi” me mjetin tip “Audi” dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjet nga shërbimet e Policisë i është gjetur një qese me lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë. Gjithashtu është ushtruar kontroll në picerinë ku të tre këta persona punonin ku dhe u bë ndalimi i dy bashkëpunëtorëve të tjerë (Gersi Çeça dhe Albian Avdo).

Kokaina që u sekuestrua nga policia

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

– 200 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë
– Automjet tip “Audi”
– Motori i Picerisë
– Tre aparate celular
– Fishekë

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municioneve”.