Tragjedi në Tiranë/ Mbytet fëmija 12 vjeçar në liqenin e Kasharit, shpëtohet motra e tij (Emrat)

0

Moti i keq ka shënuar tragjedi në Tiranë. Një fëmijë 12 vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në Liqenin e Kasharit.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 14:15 në Mëzez, ku 2 fëmijë, motër dhe vëlla, kanë rënë në liqenin e Kasharit. Për pasojë ka humbur jëtën për shkak të mbytjes 12 vjeçari Fabian Gurakuqi, ndërsa e motra e tij, Emanuela Gruakuqi 15 vjeç, është nxjerrë nga liqeni.

Nga hetimet paraprake bëhet e ditur se dy fëmijët kanë qenë duke luajtur në akull, mbi liqen. në një moment akulli është thyer duke shkaktuar mbytjen e 12 vjeçarit.

Grupi i polumbarëve i mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur punën për nxjerrjen e trupit të pajetë të fëmijës së mbytur.

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.01.2017, rreth orës 14:15, në Mëzez, tek Liqeni i Kasharit, kanë rënë 2 fëmijë në liqen, ku është mbytur një fëmijë 12 vjeçar, ndërsa fëmija tjetër 15 vjeçar, është nxjerrë nga liqeni, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Priten të mbrijnë polumbarët e Renea-s, për nxjerrjen e fëmijës nga liqeni.

Nga hetimet paraprake është mësuar se fëmijët kanë qënë duke luajtur në liqen pasi ka qënë pjesërisht i ngrirë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU