Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një 12-vjeçar është mbytur në një kanal uji mesditën e sotme

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 17 tek ish-Këneta.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë gjetur të miturin dhe që kanë njoftuar policinë, e cila ndodhet në vendin e ngjarjes.