Trashësia e borës arrin në 30 cm, ja akset ku janë zhbllokuar rrugët

0

Ministria e Transporteve ka njoftuar sot në mëngjes në lidhje me situatën në Jug të vendit, ku trashësia e dëborës ka arritur deri në 30 cm.
Nga komunikimi me specialistin e Drejtorisë së Rajonit Jugor Gjirokastër, mësojmë pas punës së kryer nga kontraktori për pastrimin e aksit dhe për hedhjen e kripës, tani qarkullimi në aksin Vlorë – Palasë kryhet pa zinxhirë.

Vazhdon puna për pastrimin e akseve Tepelenë – Gjirokastër dhe Gjirokastër – Kakavijë, të cilat vazhdojnë të qarkullohen me zinxhirë. Po ashtu vazhdon puna edhe në Përmet – Çarshovë – 3 Urat, ku trashësia e borës ka arritur 35 cm. Në Qafë Muzinë po punohet për pastrimin e aksit. Momentalisht kalohet akoma me zinxhirë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU