Kroacia do të përballet sot me Anglinë e Southgate. Trajneri kroat Zlatko Daliç ka vlerësuar maksimalisht faktin që kanë arritur deri në këtë fazë dhe është shprehur se dëshiront’i shkojë deri në fund këtij Botërori.

Një ndër lojtarët kryesorë të Kroacisë është Luka Modriç të cilin ai e vlerëson si një mrekulli.

Vite me radhë kemi pasur rezultate më të pakta sesa mundësitë tona. Ky brez është nënvlerësuar për një kohë të gjatë, tani ata kanë demonstruar cilësitë e tyre.

Ndërsa për lojtarin kyç të Kroacisë ai shprejhet se:

“Kur e shoh teksa sprinton për të rikuperuar një top është një mrekulli. Shpirti i tij është një me cilësinë. Ndoshta ky është Botërori i tij i fundit, por ai po luan futbollin e tij më të mirë “.

Dhe për ata që e pyesin se si është e mundur, një popullsi me 4 milionë njerëz ai e ka gati përgjigjen e tij :”Por ne jemi 4 milionë trajnerë dhe 4 milionë lojtarë…”

-Zlatko Daliç, trajner i Kroacisë