Presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi të gjithë personat që zhvillojnë aktivitete ekonomike me Iranin pas rivendosjes së sanksioneve nga Uashingtoni kundër republikës islamike.

“Të gjithë që zhvillojnë biznes me Iranin nuk do të bëjnë dot biznes me SHBA-në. Po kërkojë paqe në botë, asgjë më shum!”, shkruan Trump në profilin e tij “Twitter”.

SHBA-ja imponoi sanksione kundër Iranit dje në mesnatë pasi administrata Trump vendosi të rrisë presionin mbi Teheranin pas një tërheqje të njëanshme nga marrëveshja bërthamore me komunitetin ndërkombëtar në vitin 2015.