Turqi/ Një prej rrugëve të Ankarasë merr emrin e ambasadorit rus që u qëllua për vdekje

0

Rruga në Ankara ku gjendet ambasada ruse në Turqi është riemëruar në nderim të Andrei Karlovit, ambasadorit rus i cili është vrarë në dhjetor.

Autoritetet në kryeqytetin turk kanë thënë më 9 janar se vendimi për të riemëruar rrugën “Karyagdi” sipas Karlovit është marrë unanimisht nga zyrtarët e qytetit.

Karlov i cili u vra më 19 dhjetor në Ankara nga Mevlut Altintas, një zyrtar policor, i cili qëlloi me armë mbi diplomatin rus, duke thirrur “Mos e Harroni Alepon”.

Rusia dhe Turqia përkrahin palë të ndryshme në luftën civile të Sirisë, por marrëdhëniet e tyre janë përmirësuar dukshëm, pasi ato u ftohën si pasojë e rrëzimit të një aeroplani rus nga Turqia përgjatë kufirit, Turqi – Siri në nëntorin e vitit 2015.

Të dy shtetet tani po mundohen të organizojnë bisedime për paqe për Sirinë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU