Pothuajse dy deri në pesë për qind të prezervativëve grisen gjatë përdorimit të tyre, duke bërë që atmosfera që kishin krijuar deri në atë moment partnerët të prishet dhe dëshira e tyre për seks të mos jetë më ajo e para. Prezervativët mund të dështojnë për të evituar shtatzëninë pasi: Nuk përdoren siç duhet, grisen gjatë aktit seksual, prodhohen keq, dëmtohen pasi afati i tyre ka përfunduar.

Pjesa më e madhe e gabimeve me prezervativët shkaktohet nga gabime njerëzore e cila përfshin mospërdorimin e duhur të lubrifikimit duke krijuar grisje mikroskopike të shkaktuara nga grisja me thonj. Gjithashtu mospërdorimi i duhur u tyre përfshin shpështjellimin e pasaktë të tyre, vendosjen e parregullt të prezervativit në kokën e penisit, faktin që nuk lihet hapësira e duhur deri ne majë të prezervativit etj. Masat mbrojtëse janë një faktor i rëndësishëm për t’u mbrojtur edhe nga shumë sëmundje seksualisht të transmetueshme.

Cilat janë janë rreziqet?

Nëse prezervativi çahet, qoftë edhe përpara ejakulimit final, marrëdhënia mund të quhet e pambrojtur. Në fakt, lëngjet e prodhuara gjatë fazave fillestare, përmbajnë gjithashtu spermë dhe mikrobe që mund të transmetohen tek partneri. Pra, rreziqet për një shtatzëni të padëshiruar dhe për sëmundje seksualisht të transmetueshme, janë të mundshme.

Si të reagojmë?

Për të limituar rreziqet ndaj sëmundjeve seksualisht të transmetueshme

Mos përdorni larës agresiv për vaginën tuaj. Mjaftohuni vetëm me ujë të vakët. Kujdes! Kjo metodë nuk shmang totalisht mundësinë e infektimit, por ul shanset. Nëse gjaku, sperma ose lëngjet vaginale kanë rënë në kontakt me një plagë, dizinfektoji me alkool dhe betadinë. Nëse mendoni se ka rrezik potencial për infektim, shkoni brenda 48 orëve në poliklinikën më të afërt. Mjekët specialistë do të të këshillojnë mënyrën më të mirë për te evituar rreziqet e infeksioneve. Më pas, brenda 15 ditëve, duhet të bëni testin e HIV dhe sërish pas 3 muajsh, për të qenë plotësisht të bindur.

Për të shmangur një shtatzëni të padëshiruar

Nëse doni të shmangni një shtatzëni, e vetmja mënyrë është marrja e pilulës “së ditës pas” (e këshillueshme brenda 12 orëve të para pas aktit, por mund të ketë efekt edhe pas 72 orësh).

Prezervativ i shpuar

Disa masa që mund të merrni për të shmangur shpuarjen e prezevativit:

– Mos e hapni ambalazhin me dhëmbë, gërshërë ose mjete të tjera prerëse.

– Mos e prekni me thonj ndërkohë që po e vendosni.

– Ndërkohë që e vendosni, mundohuni që të nxirrni jashtë të gjithë ajrin prej tij. Flluskat e ajrit favorizojnë çarjen e tij.

– Përdorni lubrifikant me bazë uji mbi prezervativ. Kjo e ul mundësinë që ai të çahet.

– Zgjidhni masën e duhur për partnerin tuaj. Një prezervativ shumë i madh, prishet më lehtë.

Mbrojtësit e aktit seksual

Është e rëndësishme që partnerët të cilët përdorin prezervativët si mbrojtësit më të mirë të aktit të tyre seksual të kuptojnë se prezervativët nuk duhet të përdoren se herë që bëjnë seks dhe vendosjen e tyre sa më shpjet pra që në momentin e parë që organet e tyre gjenitalë vihen në kontakt me njëri tjetrin, por në çastin që mashkulli ndjen se është gati për të bërë derdhjen.

Nëse një mashkull e ndjen se ka shumë probleme me afshin e tij seksual, sa nuk mund të kontrollojë më impulset e tij mënyra me e mirë për të qenë plotësisht i sigurt është të përdorë prezervativët që në fillimi të aktit seksual, pa arritur deri në penetrim. Një arsyet tjetër e dështimit të prezervativëve mund të ndikohet edhe nga vendosja e pirseve në organet gjenitalë. Është thelbësore femra edhe mashkulli të tregohen të kujdesshëm në mbrojtjen e marrëdhënies së tyre, për të evituar çdo të papritur, që mund të jetë një infeksion, sëmundje apo shtatzëni.

Liri dhe kënaqësi

Kur jeni të përgatitur keni më shumë mundësi për të zgjedhur, më shumë liri dhe kënaqësi. Në qoftë se dëshironi të jeni aktivë nga ana seksuale, marrëdhëniet seksuale duhet t’i shihni si kënaqësi, por njëkohësisht atyre duhet t’u kushtoni vëmendje serioze. Nëse doni që të shmangni shtatzëninë dhe infeksionet që transmetohen në rrugë seksuale, duhet të përdorni metodat mbrojtëse kontraceptive. Mund të jeni në dijeni të një liste mjetesh kontraceptive që mund t’i përdorni për të shmangur shtatzëninë. Disa prej tyre sigurojnë mbrojtje edhe nga infeksionet që transmetohen në rrugë seksuale. Nëse keni pyetje, shqetësime ose vështirësi rreth mjeteve kontraceptive, konsultohuni me specialistë në Shoqatën e Planifikimit Familjar ose me mjekun. Mjete kontraceptive për femrat janë ato që merren nga goja, si: pilula ose tableta që përmbajnë hormone të cilat e ndalojnë procesin e lëshimit të vezëve nga vezoret çdo muaj.