Sot është dhënë vendimi nga Gjykata e Apelit Korçë për drejtuesen e IKMT, Dallëndyshe Bici. Apeli ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë duke shpallur të pafajshme,  kryienspektoren e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Dallëndyshe Bici u akuza për “shpërdorim detyre” nga prokuroria Pogradec pas kallëzimit të Mitat Cake, pronar i një lokali. Sipas IKMT, ky objekt ka qenë i ngritur në rrugën kombëtare Lin-Pogradec dhe është prishur nga përgjatë operacioneve në vitin 2014 në kuadër të rehabilitimit dhe kthimit në funksionalitet të territoreve publike.

Në prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, kjo çështje është regjistruar që në 03.10.2014. Gjykata ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë dhe e ka shpallur Bicin të pafajshme nga akuza e shpërdorimit të detyrës.

Çështja është apeluar dhe pas një beteje të gjatë ligjore, sot është dhënë vendimi nga Gjykata e Apelit Korçë, që ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Pogradecit. Pas vendimit, kryeinspektorja e IKMT Dallëndyshe Bici u shpreh se:

“Kjo nuk është vetëm fitore e ligjshmërisë. Eshtë forca e drejtësisë që triumfon mbi forcën e zaptuesve të pronës publike dhe përkrahësve të tyre, në dhe pas skene”, deklaroi Bici.j.j