SHBA-Kryeministri kanadez, Justin Trudeau është përgjegjës i dështimit të samitit të G7-ës pasi na e punoi pas shpine, pohoi sot Larry Kudlow, këshilltari kryesor për ekonominë i Donald Trump.

“Ai mbajti një konferencë shtypi dhe pohoi se SHBA-të ishin pala e ofenduar”, u shpreh Kudlow për CNN.

Ai vlerësoi se presidenti amerikan i cili u tërheq nga marrëveshja përfundimtare, reagoi në këtë mënyrë për të mos treguar dobësi para samitit me liderin koreano-verior, Kim Jong Un.