Ulja e vazhdueshme e normave të interesit të depozitave, që erdhi pas politikës lehtësuese monetare të Bankës së Shqipërisë për të ulur koston dhe nxitur investimet, ka bërë që individët të mos i shohin më bankat si një alternativë fitimprurëse për të depozituar kursimet e tyre, por të shohin investimet si alternativën afatgjatë të përfitimit.

Banka e Shqipërisë uli normën bazë të interesit për lekun nga 5.25% në shtator 2011 në rreth 1% aktualisht, dhe interesat e depozitave kanë zbritur në më pak se 1% për kursimet vjetore. Në kërkim të fitimeve më të mëdha, individët kanë kaluar në investime më afatgjata, apo në blerjen e letrave me vlerë të qeverisë.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit maj, stoku total i depozitave në lekë dhe në valutë shënoi vlerën e 968 miliardë lekëve, ose 1% më pak në krahasim me muajin e mëparshëm ku 70% e rënies erdhi nga tkurrja e kursimeve në valutë.

Megjithatë kursimet në valutë vijojnë të dominojnë, duke përbërë 52.6% të totalit të depozitave që kanë shqiptarët në fund të muajit maj.j.j