Pas arritjes së një marrëveshje në parim midis Kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev dhe homologut të të tij grek Aleksis Tsipras për emrin e shtetit fqinj mbi termin “Republika e Maqedonisë së Veriut”, nuk ka vonuar për të reaguar dhe përgëzuat fqinjët për këtë marrëveshje, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Ditmir Bushati.

Nëpërmjet një statusi në Twitter ai ka uruar dy palët për këtë marrëveshje e cila sipas kryediplomatit do të hap rrugën e integrimit në familjen euro-atlantike jo vetëm të një vendi por për gjithë rajonin.

Statusi i plotë:

Urime fqinjëve dhe miqëve tanë që përparuan duke arritur marrëveshjen mbi çështjen e emrit. Kjo hap rrugën e integrimit në familjen euro-atlantike jo vetëm të një vendi por për gjithë rajonin. Pavarësisht gjithë veçantive, diplomacia funksionon“./e.e