Takimi historik me presidentit të SHBA-ve Donald Trump, dhe liderit koreano-verior Kim Jong Un, do të mbetet gjatë në histori.

U komentua shumë për detajet e takimit, si shtrëngimi i duarve, fjalët që ata thanë, apo të tjera gjëra si këto. Por edhe ushqimi që u servir për ta, ishte i veçantë dhe i bollshëm.

3 pjata të para, dy kryesore dhe 3 lloje të ndryshme ëmbëlsirash u servirën në tavolinë.

Ja se çfarë përmbante menuja

PJATA E PARË:

1.Koktej karkaleca deti tradicionale, shërbyer me salcë avokado

2.Kerabu, një lloj sallate që përgatitet zakonisht me lëng limoni, sheqer dhe oktapod të freskët.

3.Nuk kanë munguar as ushqimet tradicionale koreane: Oiseon: kastravec Korean i mbushur

PJATAT KRYESORE PËRFSHININ:

1-Brinjë viçi gatuar ngadalë, shërbyer me patate gatuar me qumësht e djathë dhe brokoli, dhe zbukuruar me salcë me verë të kuqe.

2-Pjata e dytë përbëhej nga kombinimi I mishit të derrit dhe orizit të skuqur Yangzhou me salcë me djathë dhe peshk i ftohtë me rrepa dhe perime aziatike.

PJESË E MENUSË ISHIN EDHE 3 ËMBËLSIRA:

1-Akullore me vanilje dhe qershi, çokollatë e zezë nga Koreja e Veriut

2-Gështenjë me çokollatë të errët ganache Haagen-Dazs akullore me vanilje me qershi

3-Tropezienne, ëmbëlsirë me peta brioshi, krijuar në vitin 1955 nga një pastiçier në Saint Tropez.