Sidomos ajo e 3-ta…

Zërat që qarkullojnë thonë se meshkujt nuk vënë re shumë detaje tek femrat, por vetem atë çka shohin në sipërfaqe.E vërteta është që meshkujt vënë re dhe interesohen për disa detaje që femrave as nuk iu shkon në mendje. Ja kush janë disa prej tyre

1.Shprehja e fytyrës

Është shumë e gabuar të mendosh që meshkujt nuk dinë të lexojnë emocionet. Mesa duket meshkujt jo vëtëm mund të kuptojnë emocionet nëpërmjet lotëvë ose buzëqeshjeve, por edhe shikimet e ftohta apo zhgenjimet nga levizja e buzëve.

2. Ngjyra e veshjes që ajo pëlqen

Kjo është shumë e thjeshtë. Të gjithë e dinë që ngjyra ndikon shumë në gjendjen tonë emocionale. E kuqja simbolizon pasionin dhe energjine, e zeza simbolizon elegancën, seriozitetin dhe turpshmërinë ndersa roza simbolizon delikatesën dhe ngrohtësinë.

3. Nëqoftëse ajo këndon në dush apo jo

Kur jemi në dush ne jemi totalisht vetëm. Nuk jemi të turpshëm dhe jemi të qetë. Niveli i stresit ulet dhe truri ynë filloj të prodhojë dopaminë,duke shkaktuar kështu ndjesi të kënaqësisë. Nuk është e cuditshme që meshkujt shohin ktë tek femrat pasi kjo i ndihmon ato të kuptojnë gjëndjen emocionale të partneres së tyre dhe të imagjinojnë se si do jetë e ardhmja e lidhjes.

4.Mënyra se si shkruajnë mesazh.

Mesazhet janë mënyra më e mirë që femrat mund të shprehin ndjenjat e tyre, pa qënë nevoja tju shohin në sy dhe meshkujt e dinë shumë mirë këtë fakt.Kjo është arsyeja që meshkujt analizojnë cdo gjë në lidhjë me mesazhet që femrat cojnë, sa shpesh dhe kur.

5.Pijet që ajo preferon.

Verë e bardhë dhe ushqime deti, Gin tonic me shoqërine dhe verë e kuqe kur është e stresuar. Preferencat ne pije, ushqim dhe rroba tregojnë shumë për karakterin e një personi.

6.Veshjet që vesh për të rënë në sy.

Po, meshkujt vënë re veshjet e tua. Atyre nuk i intereson pëe markat , koleksionet e reja apo cmimet e larta. Ajo cka ato shohin janë sensualiteti, eleganca apo stili.

7.Nëqoftëse ajo ha shumë mish apo jo.

Në shumicën e rasteve femrat preferojnë që të hanë sallatë në takimin e tyre të parë.Ato mundohen që të tregojnë që nuk hanë shumë pasi duan si persona që hane në mënyrë të shëndetshme, por kjo ka një efekt ndryshe tek meshkujt. Femrat që hane sallatera duken më pak tërheqëse se femrat që hane mish, pasi ato duken më shumë të sigurta ne vetvete dhe më te relaksuara./e.e