Kreu i Grupit Parlamentar të LSI vijon akuzat e përhershme ndaj kryeministrit Rama.

Kësaj radhe Vasili i është kundërvënë kryeministrit për ligjin e miratuar për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një të riu me kushte optimale për artistët dhe shikuesit.

Statusi në “Facebook” e ka futur Vasilin në rol duke nxjerrë në pah shpirtin e tij artistik. Kjo vërehet te reagimi i tij ku flet për fundin e Teatrit si një fund makbethian.

Statusi i plotë:

“Teatri, duart e pergjakura Makbethiane, qe nuk do te lahen kurre.

Kunder Teatrit dhe jo ne Teater;

ne parlament ne nje salle ku era e rende e injorances kuterbon dhe jo ne Skenen e Teatrit;

nga 75 obskurantiste, shpirtshitur e inkuizitore dhe jo nga te verte aktore,

…..u luajt Makbethi qeveritar,grabitqar, syshqyer,zgerdhites.

Sipari ra ne skenen e rreme parlament por ne duart e tyre gjaku kullon e kullon….. ne duar,ne mendje ne ndergjegje.

Do te doje nje dite, nje mesdite, nje muzg, nje nate te thelle Makbethi kryeqeveritar qe t’i laje duart.

Por do te vuaje pa fund sepse sa me shume t’ i laje aq me shume ato burojne gjak.

Do perpiqet t’i fshije pas rrobave, pas karriges, pas shpines se sejmeneve shpineperkulur, por më kot, ato perserijne burojne e burojne gjak.

Nga ankthi, nga gjumi qe e ka braktisur, nga gerryerja pa sherim e ndergjegjes, nga buçima nder veshe e mallkimeve qe vijne nga fundi i shpirtit, nga urrejtja qe vjen nga syte me lot….Ai nuk do clirohet kurre.

Vetveten nga fantazma e vetes nuk do te mund ta ndaje kurre.

Ç’fund i tmerrshem e i frikshem…..” /G.Gj/Lexo.al/